Subscribe

Kete 8 mars, qeveria vendos t’u beje dhurate edhe burrave. Duke filluar nga kjo e mërkurë, pagat e punonjësve te administratës publike, mësuesve, pedagogeve dhe te mjekeve do te rriten. Me 10% rriten rrogat për te gjithë punonjësit e administratës e po kaq edhe per mësuesit e arsimit parauniversitar.

 

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka deklaruar masën e përfitimit për rreth 31 mije arsimtare. Pas gati trembëdhjete vjetësh, rriten me 12% edhe pagat e stafit te pedagogeve, ndërsa 10% rrogat e 8 mije punonjësve ne sistemin shëndetësor. Ministri i Financave shprehu angazhimin e qeverise për te vijuar reformat ku tashme me e rëndësishmja është miratimi i vetingut. Nga vendimi i qeverise përfitojnë nje rritje prej 10% te pagës te gjitha gradat diplomatike si dhe 7% punonjësit e pushtetit vendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *