Subscribe

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dha lajmin e mire ketë te mërkure per afro 11 mije punonjës te nivelit baze ne Policinë e Shtetit. Nga janari i 2017 pagat e tyre do te pësojnë nje rritje me 17 perqind. Duke folur per transformimin  e Policisë Shqiptare ne tre vitet e fundit,  kryeministri Edi Rama premtoi se rritja e pagave do te vazhdoje edhe ne strukturën drejtuese. Dhe per ta bere me te qarte ndryshimin financiar, shefi i qeverise e beri krahasimin me pagën e vete ministrit te Brendshëm. Kryeministri deklaroi se Policia e Shtetit është sot institucioni me i besuar i shqiptarëve, fale edhe investimeve ne infrastrukture dhe ne teknologji. Pavarësisht akuzave te ashpra qe artikulohen thuajse çdo dite nga opozita, Rama tha se uniformat blu janë ne lufte frontale me krimin. Shefi i qeverise pranoi se në radhët e policisë ka ende punonjës që shpërdorojnë detyrën dhe se ne 3 vjet janë larguar 11% e efektivëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *