E enjte, 17 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rriten kreditë me probleme në janar

Ky vit nuk ka nisur mbarë sa i përket kthimit të kredive në sistem. Në fund të muajit janar kreditë që kanë më shumë se tre muaj që nuk kthehen në banka arriti ne 11.34% ndaj totalit. Krahasuar me dhjetorit ky nivel u rrit 0.26%.

 

E thënë në vlerë absolute huaja e keqe arriti në 60 miliard lekë. Sipas të dhënave, rritja e kredive me probleme ka ardhur si pasojë e rigjallërimit të tregut të huave në fillimit të këtij viti. Të dhënat tregojnë se ka një rritje të kredive gjatë muajit janar, ku stoku i kredisë arriti në 537 miliardë lekë, me një rritje prej 0.72% në raport me muajin dhjetor.

 

Gjatë muajit janar ajo që ka njohur zgjerim është kredia për bizneset, kryesisht në valutë.

 

Treguesi i kredive me probleme ka njohur në rënie nga viti në vit. Niveli më i lartë u arrit në 2014, në 25%. Më pas si pasojë edhe e procesit që ndërmori banka e Shqipërisë për ristrukturimin e kredive, ky tregues filloi të pësojë rënie.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video