Subscribe

Misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar duket i fokusuar tek procesi i  kreditimit, si dhe tek reduktimi i nivelit te kredive me probleme. Keto dy element te ndërthurura me njëra-tjera, per FMN kane penguar rimëkëmbjen  e shpejte te ekonomisë. Gjate nje forumi me Bankën e Shqipërisë përfaqësuesja e FMN thotë se, Shqipëria ka nivelin me te larte ne rajon te kredive me probleme.

“Rritja e kreditimi ka qene me e ngadalte  se ne vendet e tjera. Ne kemi analizuar ofertën dhe kërkesën. Nga ana e kërkesës vijon te jete e ngadalte rritja e kredisë, sidomos kërkesa nga sektori i ndërtimit. Nga ana e ofertës nje vështirësi ka qene edhe niveli i kredive te këqija. Ato jane nje faktor kyç. Ne periudhën e pas krizës, niveli ishte shume i larte, pati ulje por me përjashtim te Serbisë,  niveli mbetet me i larti  ne rajon”.

Niveli i kredive me probleme arriti ne afro 20 % te prodhimit te brendshëm bruto ne 3 mujorin e pare te këtij viti. Me nje tendence rritja krahasuar me tremujorin e fundit te 2015. Banka e Shqipërisë ka apeluar ne mënyre te vazhdueshme ndaj sistemit bankar. Sipas guvernatorit Genti Sejko bankat tregtare duhet te jene me largpamëse dhe me elastike ne politikat e kreditit. Por këto thirrje duket se kane rene ne vesh te shurdhet ndaj sistemi bankar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *