E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rriten konfliktet mes të miturve; ngjarjet ndodhin në shkolla

Rriten ndjeshëm rastet e përleshjeve masive mes të rinjve dhe adoleshentëve. Situata bëhet më e rëndë për faktin se këto konflikte ndodhin në ambientet e shkollave, apo në afërsi të tyre.

 

Reklamë

Referuar shifrave zyrtare, mësohet se në Prokurorinë e Tiranës, nga  data 1 janar deri më 1 maj të këtij viti, janë referuar 10 kallëzime me 16 të mitur të përfshirë në konflikte.

 

Sipas psikologëve, fenomeni ka ardhur në rritje, ku një nga shkaqet janë përplasjet fillimisht në rrjetet sociale që degjenerojnë më pas në konfrontim fizik.

 

Për shkak të përhapjes së këtij fenomeni, policia ka vendosur kohët e fundit që në afërsi të ambienteve të shkollave të qëndrojë një efektiv për të bërë të mundur shmangien e përplasjeve të dhunshme.

 

Nga konfliktet kanë mbetur edhe të mitur të plagosur, pasi në disa raste janë përdorur veç mjeteve të forta edhe thikat.

Më shumë video

Reklamë