Subscribe

Numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit të viteve ’90 një statistikë që nxit ekspertët të arrijnë në konkluzionin se familja shqiptare është në krizë. Gazetarët e Vizion Plus, Tonin Frroku dhe Efrosina Papa në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisoionin “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova kanë treguar se çfarë po ndodh në Korçë dhe në Vlorë.

Gazetari Frroku tha se në Korçë nëse krahasojmë numrin e kërkesave për divorc gjatë vitit 2022 me vitin 2023 vërejmë një rritje. Arsyet kryesore janë emigracioni, kushtet ekonomike dhe tradhtia.

Tonin Frroku: Në vitin 2022 janë depozituar 392 kërkesa për divorec, ndërkohë që në vitin 2023 janë depozituar 402 kërkesa për divorc. Kërkesat vijnë si pasojë e emigracionit, kushteve ekonomike dhe tradhtisë. 

Përse ndahen më shumë korçarët, për shkak të emigracionit apo për tradhti?

Tonin Frroku: Dy janë arsyet kreysore, emigracioni, pra bashkëshorti është në emigrim dhe bashkëshortja në shtëpinë e tyre. Këtu duket se diçka nuk shkon, qëndrimet e gjata të bashkëshortit në emigracion sjellin këto lëkundje të bashkëshortes. Kemi të bëjmë me emigracion më të gjatë se sa ai sezonal dhe kjo ka lëkundur familjen. Rastet e dhunës janë më të pakta, duke iu referuar burimit brenda Gjykatës së Korçës. Kemi të bëjmë me dhunë të shtuar, por në raste të shumta nuk e ka shtyrë familjen drejt divorcit.

Edhe në Vlorë vërehet një trend në rritje sa i përket numrit të kërkesave për divorc. Gazetarja Papa tha se ajo që vihet re vitet e fundit është edhe mosha e çifteve që divorcohen. Kemi një trend të rritje të moshave 50-60 vjeç që shkojnë drejt divorcit.

Efrosina Papa: Nëse flasim për statistika vjetore, i referohemi vitit 2023. Në 2023 nga Gjykata e Vlorës thonë që kemi rreth 400 çifte që i janë nënshtruar procesit të divorcit. Në vitin 2023 kemi pasur 350 çifte. Çështjet e zgjidhjes së martesave janë në rendin e ditës në Gjykatën e Vlorës. Martesat fiktive janë trend në rritje, për arsye dokumentesh. Më pas ndodh divorci. Sipas avokatëve edhe në Vlorë nuk kemi raste flagrante të dhunës. Në rasetet e divorceve jo të gjithë familjarët janë koshientë për detyrimet ndaj fëmijëve. Tjetër problem është edhe rritja e moshës. Vihet re se tani po divorcohen edhe moshat nga 50-65 vjeç./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *