Subscribe

Investimet e qeverisë kanë ndryshuar tërësisht qendrën shëndetësore në Laprakë. Kryeministri Edi Rama tha se përmirësimi i infrastrukturës është prioritet për ofrimin e shërbimit me standardet që meritojnë qytetarët.

 

 “Është e vetmja rrugë që të lehtësohet i gjithë shërbimi në spitale dhe që të ndahet shërbimi parësor me nevojat e menjëhershme të njerëzve me shërbim më të specializuar pastaj në qendrat e mëdha spitalore, se ndryshe do ishte e pamundur që të bëhet edhe njëra dhe tjetra dhe s’bëhet tamam as njëra as tjetra. 300 do bëjmë në këto 4 vjet.”

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliut sqaroi se sistemi i referimit për shërbimin te mjeku specialist shmang burokracitë.

 

“Në të 36 qendrat shëndetësore në Tiranë edhe në 4 poliklinikat e specialiteteve për herë të parë kemi përfshirë një sistem të ri, referimin elektronik dhe ekzaminimin elektronik. Tani qytetarët shmangin radhët e gjata të pritjes te mjeku specialist duke vendosur nëpërmjet sistemit elektronik orën, datën e vizitës dhe sigurisht ndihmon mjekët për të pasur aktivimin e të gjithë diagnozës së pacientit dhe shërbimet që ofron.”

 

Investimi prej 230 mijë eurosh në qendrës Shëndetësore, i shërben 70 mijë banorëve të Laprakës. Ajo është zgjeruar dhe pajisur me aparaturat e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *