Subscribe

Pesë muajt e parë të këtij viti duket se kanë qenë pozitiv për fermerët shqiptarë, sa i përket eksporteve të frutave dhe perimeve. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë flasin për një rritje të eksporteve në raport me një vit më parë, duke arritur në 100 mijë ton. Po kush janë produktet që janë shitur më shumë jashtë vendit?

 

Po ti referohemi të dhënave si pesë mujorë mund të themi se  shifra ka arritur në 100 mijë ton eksporte ose 20 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Paralelisht kjo vlerë e rritur do të thotë më shumë para për fermerët që kanë shitur. Mund të them se në vend të parë për eksport është domatja, më pas vjen kastraveci, karota, sallata, ndërsa nga frutat pjeshka dhe shalqiu.

 

Shqipëria eksporton kryesisht në vendet e rajonit, por dhe në 10 vende të Bashkimit Europian, duke nisur nga Suedia, Italia, Greqia, etj. Për zv/ministrin e bujqësisë, shitja e fruta-perimeve jashtë vendit konfirmon cilësinë e produkteve shqiptare.

 

Çdo produkt që del nga vendi ynë shoqërohet me certifikatë të cilësisë së tij, më tej vendi pritës e certifikon për herë të dytë, çka do të thotë se deri më tani nuk ka patur asnjë ankesë lidhur me cilësinë e prodhimeve shqiptare.

 

Por ministria e Bujqësisë njofton se nga shtatori një grup ekspertësh do të jenë në terren për të kryer analiza të tokës, në çdo serë qe merë me mbjellje fruta perimesh me synim jo vetëm verifikimin e cilësisë.

 

Por sezoni i të mbjellave që nis në shtator do të shoqërohet me një kontroll të imët të një task-force që do të kryejë analiza të tokës dhe produkteve që përdoren në sera. Kjo ka dy qëllime, fillimisht të zgjatet jetëgjatësia e serës por edhe për të orientuar fermerin se cfare kërkesash ka tregu,

 

Në Shqipëri numërohen 1500 hektarë sera. Qeveria synon që nëpërmjet skemës së mbështetjes financiare të stimulojë investime të tilla nga fermerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *