Subscribe

Çmimet e karburanteve në vend janë rritur. Në pikat e mëdha të tregtimit, nafta po kushton nga 189 deri në 192 lekë/litër, ndryshe nga pak ditë më parë kur çmimi mesatarisht ishte 185 lekë/litër.

 

Shtrenjtim ka pësuar edhe çmimi i benzinës, litri i së cilës më parë kushtonte mesatarisht 188 lekë, ndërsa sot varion nga 193 në 196 lekë/litër.

 

Rritja e çmimit të naftës në tregun vendas nisi që në mesin e muajit korrik dhe brenda kësaj periudhe, çmimet kanë ndryshuar tre herë, duke regjistruar një rritje prej gati 20 lekësh për litër.

 

Para se të niste vala e shtrenjtimit, nafta blihej nga qytetarët për 179 lekë/litër.

 

Sipas operatorëve në treg, çmimet po rriten prej ndryshimeve në bursë, ku nafta e papërpunuar ka arritur në gati 87 dollarë për fuçi.

 

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kishte paralajmëruar më herët se çmimi i naftës në tregjet e huaja mund t’i rikthehet rritjes për shkak të shtrëngimit të furnizimeve dhe kërkesës rekord globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *