Subscribe

Pushimet në Turqi këtij sezoni do ti kushtojnë shqiptarëve më shtrenjtë. Operatorët turistik thonë se çmimet e paketave në këtë vend, që është destinacioni kryesor i pushimeve të shqiptarëve janë rritur me 25 deri në 30%,  në raport me dy vitet e fundit. Bizneset e fushës thonë se Turqia i ka kaluar problemet e brendshme dhe tashmë ofron stabilitet, fakt ky i cili ndikon në mbarëvajtjen e sezonit turistik.

 

Këtij sezoni është vërejtur që hotelet e Turqisë janë shtrenjtuar. Ky shtrenjtim arrin nga 25 deri ne 30%. Nuk ka më arsye që operatorët turk të ulin çmimet, qe kanë bërë në dy vitet e fundit. Problematikat e vërejtura dy vite e kaluara në këtë shtet duket se janë ezauruar. Vendi i është kthyer stabilitetit politik dhe ky është një fakt i rëndësishëm për turistin. Ndërsa marrëdhënia me Rusinë duket të përmirësuara çka do të thoi se rusët i janë rikthyer ndjeshëm frekuentimit të tregut turistik turk. –thotë Besnik Vathi, operator turistik.

 

Por ndonëse është herët për të thënë se si do të jetë ky sezon tendenca  e shqiptarëve që duan të pushojnë jashtë vendit duket ne rritje. Ky fakt konfirmohet edhe nga rritja e numrit të charterave që mendohet se do të fluturojnë drejt Turqisë gjatë muajve të verës.

 

“Nëse një sezon më parë numri i charterave të kontraktura për tu nisur nga Tirana ka qenë rreth 200 këtë sezon kontrata janë bërë për një rritje deri në 250 të tillë. Por kjo mbetet për tu parë deri në fund të sezonit nëse do të realizohen të gjitha këto fluturime”.

 

Ndërkohë Greqia vijon të jetë destinacioni i dytë më i frekuetueshëm i shqiptarëve. Por këtë sezon janë shtuar edhe disa ture të reja, për ti dhënë mundësi të zgjedhin pushimet që duan.

 

“Për herë të parë është futur destinacioni në Kosta Brava, si dhe në Maltë,  fluturim direkt, por me nisje nga aeroporti i Shkupit. Po ashtu destiancion i ri është edhe Rimini me nisje nga aeroporti Nënë Terezi si dhe në Burgas në Bullgari”.

 

Nëse do ti referohemi të dhënave të bankës së Shqipërisë, në tremujorin e parë të këtij viti shqiptarët nuk janë kursyer, por kanë shpenzuar rreth 250 milion euro për udhëtime jashtë vendit, me një rritje prej 12,5 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *