E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rriten çmimet e apartamenteve

2018 duket se nuk ka nisur mbarë për tregun imobiliar. Çmimet kanë pësuar rritje si për kontratat e qirasë ashtu edhe për shitblerjet. Agjentët fajësojnë edhe politikat fiskale të qeverisë të cilat së fundmi janë rënduar edhe me taksën e pronës. Ndonëse  kjo taksë do të nisë të zbatohet në prill, tendenca rritëse e çmimeve është reflektuar në fillim të vitit, atëherë kur rishikohen kontratat.

 

Nga ana tjetër agjentët imobiliare thonë se prej vitesh tregu është ne ngërç, pasi nuk ka para në qarkullim. Por paralelisht ata vërejnë se ka një tendencë të tkurrjes së shtresës së mesme në vend.

 

Reklamë

Duke ju referuar të dhënave të INSTAT, çmimet e qirave të banesa nisën rritjen në mars të vitit që lamë pas, për të kulmuar në fund të vitit, në dhjetor, me 3.6 %. Ky fakt reflekton kërkesën e lartë që kanë qytetarët për banesa me qira, në pamundësi për të blerë shtëpi, për shkak të çmimeve kripura.

 

 

Më shumë video

Reklamë