E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Rriten abortet, plaket popullsia

Viti 2018 është mbyllur me 5,300 aborte, një shifër që vit pas viti po rritet. Krahas abortit spontan apo atij të detyrueshëm per arsyeve shëndetësore, mjekët gjinekologë ngrenë shqetësimin e atyre aborteve që nuk regjistrohen dhe kryhen fshehtas. Ndërsa problem në rritje, paralelisht me numrin është përdorimi i pilulave kundër shtatzënisë që ka shtuar dhe numrin e pacienteve në dyert e urgjencës së maternitetit.

 

Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT ndërprerja e shtatzënisë është fenomen prezent në zonat urbane dhe tek femrat me arsim të lartë. Sociologët e lidhin mungesën e dëshirës per te pasur fëmije me angazhimin ne karrierën profesionale.

 

Në kushtet që Shqipëria po plaket dhe kemi ulje drastike të numrit të lindjeve specialistët kërkojnë që çiftet e reja të fillojnë t’i referohen gjithnjë e më shumë planifikimit familjar.

Më shumë video

Reklamë