Ekspertët e seksit zbuluan se kryerja e marrëdhënieve seksuale një herë në javë ka përfitime shëndetësore.

 

Nga rritja e kolagjenit tek ndihma për zemrën tuaj, këtu është udhëzuesi juaj se si një jetë e shëndetshme seksuale mund të jetë e mirë për ju. Sigurisht, ndihesh mirë gjatë seksit, na bën të lumtur dhe askush nuk mund ta mohojë atë shkëlqimin që na jep. Por a e dini se, përveç kësaj, seksi në të vërtetë mund të jetë i mirë për shëndetin tuaj fizik, mendor dhe emocional?

 

Ekspertët e seksit në Universitetin e Uashingtonit kohët e fundit zbuluan se marrëdhënia seksuale një herë në javë përgjysmon rrezikun e vdekjes së hershme, ndërsa ul gjithashtu shanset për kancer, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të tjera. Por përfitimet nuk janë vetëm kaq. Seksi mund të rrisë nivelin e kolagjenit, por në vaginë dhe jo në fytyrë.

 

“Seksi stimulon kolagjenin në vaginën tuaj, duke e mbajtur atë të zhdërvjellët, të shëndetshme dhe të fortë. Mendoni sesi një masazh i fytyrës ndihmon për kolagjenin në fytyrën tuaj. Është i njëjti parim. Nëse nuk përdorni vaginën, ajo zvogëlohet dhe thahet. Por një seks i rregullt e mban atë të shëndetshme, të lubrifikuar”, shpjegoi gjinekologia Tania Adib.

 

Nga ana tjetër, më shumë seks ndihmon në kontrollin e fshikëzës tuaj të urinës. Nëse sa herë qeshni fort, teshtini apo kollitni, ndjeni rrjedhje të urinës, seksi mund t’ju vijë në ndihmë.

 

“Gjatë seksit, mukujt e legenit tkurren dhe lirohen, veçanërisht kur i afroheni kulmit. Kjo ndihmon në tonifikimin dhe forcimin e muskujve. Sa më të fortë të jenë këta muskuj, aq më shumë kontroll të fshikëzës do të keni”, tha fizioterapistja Valentina Roffi.

 

Gjinekologia Tania shtoi: “Seksi i rregullt shmang që mitra, zorra ose fshikëza të rrëshqasin në mitër nga pozicioni i tyre normal dhe të dalin në vaginë.”

 

Gjithashtu, një seks i mirë konsiderohet si një nga ushtrimet më të mira kardiovaskulare.

 

Studimi i Universitetit të Uashingtonit zbuloi se njerëzit që bëjnë seks një herë në javë kanë 21% më pak të ngjarë të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe 69% më pak të ngjarë të vdesin nga kanceri.

 

“Një seks energjik shton rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen tuaj. Rrahjet e shpeshta të zemrës dhe popimi i gjakut janë thelbësore për një shëndetin kardiovaskular”, thanë ekspertët.

 

Seksi dhe arritja e orgazmës rrit edhe imunitetin tuaj. Keni probleme me gjumin? Seksi mund të jetë shpëtimtari juaj, falë hormonit prolaktin.

 

“Pas orgazmës, prolaktina lëshohet dhe kjo na bën të ndihemi të relaksuar dhe të përgjumur”, thotë Kate Moyle, një psiko-seksologe dhe eksperte e marrëdhënieve.

 

Seksi i mirë dhe i rregullt ju dëbon edhe dhimbjet e kokës. Hidheni tutje paracetamolin dhe shtrihuni në shtrat në vend të tij. Seksi “përmbyt” trurin me hormonin dopamimë që ju jep lumturi, që ka aftësi të largojë dhimbjet e kokës.

 

Por kjo nuk është e gjitha! Studimet tregojnë gjithashtu se orgazmat bëjnë që truri të çlirojë një tjetër hormon të lumtur, serotonin, i cili funksionon si një qetësues i fuqishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *