Subscribe

Ekipi i Partizanit në volejboll për meshkuj arriti këtë vit të fitojë Kupën e Shqipërisë, një sukses që vjen pas 38 vitesh.

Sportistët dhe trajneri i tyre, Ylli Tomorri u pritën në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili theksoi se falë këtyre arritjeve, shumë të rinj dhe të reja po afrohen me ekipet zinxhir dhe po merren me sport.

“Sigurisht, ju jeni sportist elitar, sot keni dy kupa, kupën e Shqipërisë, kupën “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, keni me shumë shpresë edhe trofeun më të madh që është kampionati kombëtar. Por, mbi të gjitha keni fituar kupën edhe kampionatin e të qënit qytetar. Sot nuk mjafton të jesh vetëm sportist i mirë, duhet të jesh edhe çun i mirë dhe qytetar i mirë, një model i mirë”, tha Veliaj.

Veliaj siguroi sportistët se Bashkia e Tiranës do të vijojë mbështetjen financiare për ekipet sportive për të avancuar edhe në kupat europiane.

“Jam vërtet krenar jo vetëm për dy kupat, edhe në pritje të së tretës, po me shpresë do të kemi ndoshta një plan edhe një buxhet që do të mbështetet nga Bashkia e Tiranës për të avancuar në Kupat Europiane”,  u shpreh ai.

Drejtori i Klubit shumësportësh Partizani, Shkëlqim Muça dhe trajneri Ylli Tomorri nënvizuan si objektiv thelbësor edhe afrimin e komunitetit me sportin. /vizionplus.tv

 “RRISIM INVESTIMET PËR SPORTIN”

VELIAJ PRET VOLEJBOLLISTËT E PARTIZANIT QË FITUAN KUPËN E SHQIPËRISË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *