E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Rrini në shtëpi që të mos përfundojmë si Italia”/ Kalo: Masat duhet të përforcohen

Mjeku Tritan Kalo shprehet se infektimi nga COVID-19 mund të shmanget vetëm përmes përforcimit të masave dhe ndërgjegjësimit individual për të respektuar largimin social.

 

Reklamë

Gjatë një bisede me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Kalo e konsideron një veprim të nevojshëm dhe të rëndësishëm shtrëngimin e masave, ndërsa bën thirrje që të përforcohen edhe më tej për të shmangur shfaqjen e skenarëve të ngjashëm me Italinë.

 

“Jam shumë dakord për masat e marra për distancimin social, është mirë që janë përforcuar, në mendimin tim mund edhe të pērforcohen më tepër. Sepse është e vetmja mundësi që u tregua efikase në eksperiencën kineze në ngadalësimin e sëmundjes dhe mbi të gjitha për ta shuar atë gradualisht. Nëse do të tregoheshim liberal, siç u treguan fqinjët tanë në Itali, me tej britanikët e spanjollët, kjo do të bëntë të shfaqeshin në vendin tonë skenarë të ngjashëm me to.”

 

Kalo informoi se 4 pacientë janë në gjendje shëndetësore mesatarisht të rëndë, por që e kanë të domosdoshme praninë në terapi intenaive.

 

“Të sëmurët në reanimacion janë në një gjendje mesatarisht të rëndë por që e kanë të domosdoshme praninë në mjedise të terapisë intensive, pasi në çdo moment mund të bëhen objekt i ventilimit mekanik.”

 

Mjeku theksoi se kapacitetet në Shërbimin Infektiv po shtohen.

 

“Aktualisht është 12+4, plus është dhe një kat i veçantë i cili është parashikuar që 24 poste të jenë tashmë të pajisura për të vendosur ventilatorë në një moment nëse do të kemi shtrirje të formave të rënda të infeksionit tek këta të sëmurë dhe shkon pothuajse tek 36-40 poste të asistencës respiratore brenda strukturës së infektivit. Urojmë që të mbetemi në këto kapacitete për të mirën e njerëzve, pavarësisht se janë parashikuar dhe COVID 2 dhe skenare të tjerë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë