E hënë, 21 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrihet anëtari i LSI-së në Poliçan, përfundon në spital

Dhunohet anëtari i LSI-së Poliçan, Luan Tare Pitikoja.

“Vizion Plus” mëson se ai ka qenë duke hyrë në pallatin e tij kur është goditur me sende të forta.

Dyshohet se autorët janë nipi dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan dhe 5 persona të tjerë.

Aktualisht, Tare ndodhet në qendrën shëndetësore “Pellumb Dollani”, ku po merr mjekim.

Ai ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë dy muajve të fundit nga anëtarët e PS-së Poliçan për të hequr dorë nga LSI.

Vazhdo të lexosh

Reklamë