Partitë e majta dhe e djathta ekstreme në Francë kanë rrëzuar qeverinë e kryeministrit Michel Barnier.
331 vota nga 571 ishin kundër qeverisë së Barnier. Kjo është hera e parë që prej vitit 1962 që një qeveri franceze rrëzohet me votë mosbesimi.
Lexo edhe :
Related Posts
Më herët gjatë fjalës së tij Michel Barnier tha se vështirësitë fiskale të Francës “nuk do të zhduken” me një votë mosbesimi, duke mbrojtur buxhetin e tij të kontestuar.
“Kemi arritur në një moment të së vërtetës, përgjegjësisë. duhet të shikojmë realitetin e borxhit tonë. Nuk është kënaqësi që unë propozoj masa të vështira”, deklaroi Barnier.