Kuvendi i Malit të Zi votoi pro rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviç.

Seanca maratonë e debateve ne kuvend zgjati me shume se 12 ore.

Pas mesnate u krye edhe votimi ku 50 deputete votuan pro rrezimit te qeverise, 1 kunder dhe nje tjeter deputet abstenoi.

Kuvendi i Malit te Zi ka 81 deputete dhe per rrezimin e qeverise mjaftonin 41 vota pro.

Deputetet qe votuan pro jane pjese te Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Demokratëve, Partisë Socialdemokrate (SDP), Socialdemokratëve (SD), Partisë Liberale (LP), Partisë Boshnjake (BS), Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Pravës dhe Malit të Zi.

Shkak i rrezimit te kabinetit te Abazovic eshte bere një marrëveshje që ai firmosi me kishën serbe.

Abazovic u votua si kryeminister ne 28 prill te ketij mirepo perplasjet me Milo Gjukanovic dhe se fundmi debatet e forta publike per marreveshjen me kishen serbe bene qe shqiptari i pare kryeminister i Malit te Zi te rrezohej nga pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *