E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit, Kosova në “kolaps”

Pas një seance maratonë, Kuvendi i Kosovës ka vendosur  të votojë pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti që ishte kërkuar nga LDK, partnere e koalicionit me “VV”.

Qeveria e Albin Kurtit është rrezuar me më shumë vota në raport me ato që mori kur u bë kryeministër.

82 deputete votuan pro rrëzimit të qeverisë, 32 votuan kundër dhe  1 abstenim.

Kurti qëndroi në krye te qeverisë vetëm dy muaj ndërsa Kosova futet në një spirale tjetër politike, një krizë që vjen edhe ne kohë pandemie.

Reklamë

Rrezimi i Kurtit erdhi pas përplasjeve me LDK për taksen me Serbinë dhe shkarkimi e Ministrit të Brendshëm që I takonte LDK-së pas deklarateve të tij mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, të cilat nuk I pëlqyen Albin Kurtit.

Pro rrëzimit të qeverisë votuan LDK, PDK dhe AAK ndërsa Vjosa Osmani e LDK votoi kundër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë