E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rrëzohet propozimi i Ilir Metës për kreun e ri të KLSH

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar kandidaturën e Petraq Milos për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ky emër ishte propozuar nga Presidenti Ilir Meta pak muaj më parë si emri që duhet të zëvëndësonte Bujar Leskajn në krye të KLSH.

Petraq Milo eshte profesor I shkencave ekonomike, ish keshilltar I kryeministrit Berisha pas vitit 2005 dhe anetar I keshillit mbikqyres te bankes se Shqiperise.

Vazhdon në këtë mënyrë beteja politike në distancë mes mazhorancës dhe presidentit Meta, raporton Vizion Plus.

Një ditë më parë u rrëzuan edhe dy dekrete të Metës që kishte për rishqyrtim ligjin për “Pronat” dhe koncesionet me PPP për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë