E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrëzohet me motor, 58-vjeçari në gjendje të rëndë

Një person ka mbetur I plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Lushnje.

 

Sami Gorovelli, 58 vjeç po udhëtonte me motor kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë e mosvendosjes së kaskës mbrojtëse, 58-vjeçari ka marrë plagë të rënda e për pasojë ndodhet në gjendje kritike në spital.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:45 në aksin që lidh Karbunarën me Lushnjën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë