Në një kohë kur pritet që Prokuroria t’i dorëzojë Gjykatës së Krimeve të Rënda kërkesën për gjykimin e Baftjar Brukës dhe Vladimir Gjutës, ky i fundit ka kërkuar këtë të premte ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg. Kjo kërkesë e Gjutës është rrëzuar nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili ka lënë në fuqi arrestin ndaj Gjutës të dyshuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal që vendosën tritolin në biznesin dhe automjetin e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kërkesa e kësaj të premte për ndryshimin e masës së sigurisë ishte e treta e bërë nga Vladimir Gjuta që prej arrestimit të tij më 18 qershor 2015. Gjuta dhe nipi i tij Bruka akuzohen si organizatorët e shpërthimit me tritol ndaj biznesit të familjes Tahiri më 10 shkurt 2015.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *