E mërkurë, 16 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 orë më parë
Video · Politikë

Rrëzohet kërkesa e Rovena Gashit

Gjykata Administrative rrëzoi padinë e Rovena Gashit kundër kryeprokurores Arta Marku. Gashi paditi Markun pasi kjo e fundit e shkarkoi nga detyra e kreut të njësisë së dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

 

Mbrojtësi i saj ligjor tha se do ankimojë vendimin, pasi Gashi u shkarkua pa asnjë motivacion.

 

Gjata tha se vendimi do të apelohet brenda 5 ditëve,  ndërsa më 31 janar, Gjykata pritet të shqyrtojë në themel padinë e Gashit ndaj kryeprokurores.

 

Arta Marku u padit penalisht dhe nga bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-kryeprokurori i Elbasanit, Dritan Gina.

 

Në padinë e depozituar te Krimet e Rënda Gina kërkoi pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video