E martë, 15 Shtator 2026 Film TV deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Niko Peleshi nuk shkarkohet, PD kërkoi largimin e kryetarit të Kuvendit, PS e refuzoi me 79 vota kundër

Kërkesa e PD-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, është rrëzuar me 79 vota kundër.

10 deputetë ishin pro, nuk pati asnjë abstenim, ndërsa vetë Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim.

Demokratët pretendonin se Peleshi kishte kryer 5 shkelje të rënda të rregullores, në seancat e 16 dhe 18 shtatorit.

Sipas opozitës shkarkimi i Peleshit do ta rikthente Kuvendin në standartet institucionale.

Por nisma e Partisë Demokratike, sikundër pritej, është hedhur poshtë me shumicën e votave të socialistëve. /vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video