Gjykata e Lartë ka rrëzuar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili kërkoi që dosja e tij të gjykohet në Gjykatën e Tiranës.

 

Në argumentin e saj Gjykata e Lartë u shpreh se është pikërisht Gjykata e Posaçme ajo që ka kompetencat për këtë dosje, pasi ky institucion mund të gjykojë zyrtarët e lartë.

 

Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë. Ai u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në fund dosja u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *