Rrëzohet kërkesa e ish-ministrit të shëndetësisë për t’u liruar, Gjykata: Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën për lirim nga qelia të Ilir Beqajt, në lidhje me dosjen “Saspac”.
Gjyqtarja Rudina Palloj vendosi që masa e arrestit në burg ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë të vijojë.
Beqaj u vu në pranga më 4 korrik të vitit të kaluar me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e “Saspac”.
Ish-ministri dyshohet për korrupsion me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj. Po ashtu, SPAK e akuzon atë për fshehje pasurie, mashtrim dhe shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim.
Për këtë çështje, janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj. /vizionplus.tv




