Subscribe

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën për liri të 36-vjeçarit Durim Bami, i njohur si autori qe do te kryente atentatin e pretenduar nga Tom Doshi.
Relatori i çështjes, Ardian Nuni vendosi të lëre në fuqi kërkesën e organit të akuzës, ku i pandehuri do të qëndrojë me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, deri në përfundim të hetimeve. Bami nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, ndërsa avokati i tij Ilir Murati, theksoi se klienti ndodhet aktualisht në statusin e të dyshuarit dhe si i tillë duhet një masë sigurie më e lehtë.
Durim Bami duhet të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie, pasi nuk ka ndryshim të rrethanave të hetimit, ku ai ishte një nga aktorët kryesorë afro 1 vit më parë të dosjes “Doshi- Frroku”, ndërsa akuzohet nga Prokuroria për kallëzim të rremë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *