Kolegji Zgjedhor ka “rrëzuar” vendimin e komisionerit të KQZ, Ilirian Celibashi për të lënë jashtë zgjedhjeve të 14 majit partinë “Lëvizja Bashkë”. Partia me kryetar Arlind Qorin do të jetë përfundimisht garuese në zgjedhjet lokale duke fituar ‘betejën’ ligjore.

 

“Përpara pak minutash Kolegji Zgjedhor na dha të drejtë duke vendosur ta detyrojë Komisionerin Qendror të Zgjedhjeve të regjistrojë Lëvizjen Basgkë si parti politike me të drejta të plota në zgjedhjet e 14 majit. Kjo është një ditë e shumëpritur nga ne, e shumëpritur nga mijëra qytetarë që kanë nënshkruar për themelimin e Lëvizjes Bashkë, e shumëpritur nga mbi 5000 qytetarë që kanë nënshkruar që ne të marrim pjesë në zgjedhje. Paligjshmëria dhe padrejtësia do të kishte një fund. Ky fund fatmirësisht erdhi, pavarësisht makinacioneve që nisën me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjygjtarin famëkeq Zhukri e komisionerin famëkeq Celibashi dhe tre anëtarët famkëqij të KAS-it”, u shpreh Qorri.

 

Ky vendim është marrë gjatë seancës së kësaj të marte nga nga Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Në këtë formë u rrëzua vendimi i më hershëm nga KQZ dhe KAS për mosregjistrimin e këtij subjekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *