E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohet helikopteri, vdes shefi i ushtrisë indiane

Forca Ajrore indiane njoftoi sot se shefi i Mbrojtjes i Indisë Bipin Rawat, bashkëshortja e tij dhe 11 persona të tjerë, humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak me të cilin po udhëtonin.

 

Bipin Rawat, 63 vjeç, u emërua në detyrën e Shefit të Shtabit të Mbrojtjes (CDS) të Indisë nga qeveria e kryeministrit Narendra Modi, në fund të vitit 2019.

 

Reklamë

Aksidenti ndodhi rreth mesditës, pranë qytetit Coonoor. Mes personave që humbën jetën ishin edhe katër anëtarë të ekuipazhit të helikopterit rus Mi-17V5, bënë të ditur Forcat Ajrore në një postim në Twitter.

 

Zoti Rawat ishte nisur nga një bazë e Forcave Ajrore Indiane në Sulur për në Kolegjin e Mbrojtjes në Wellington në shtetin indian të Tamil Nadu-s, për të mbajtur një leksion. India ka me dhjetëra helikopterë ushtarakë rusë që përdoren gjerësisht nga ushtria, si dhe nga anëtarët e qeverisë.

 

“Ky është një helikopter i sigurt, i provuar, unë kam udhëtuar me të në situata të vështira”, tha ish-shefi i Ushtrisë J.J.Singh.

 

Forcat Ajrore bënë të ditur në Twitter se autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit./VOA

Vazhdo të lexosh

Reklamë