E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohet helikopteri ushtarak, 14 të vdekur

14 persona kanë ndërruar jetë, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Azerbajxhan, ndërsa dy të tjera mbetën të lënduar. Mes viktimave, 6 ishin ushtarë.

 

Helikopteri u rrëzua në rajonin Hizi të Azerbajxhanit gjatë një fluturimi stërvitor.

 

Reklamë

Incidenti vjen dy javë pas përleshjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit që kërcënuan të prishnin armëpushimin që i dha fund luftës midis dy vendeve vitin e kaluar për kontrollin e Nagorno-Karabakut.

 

Lufta gjashtëjavore mori më shumë se 6,500 jetë dhe përfundoi në nëntor 2020 me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia. Marrëveshja bëri që Jerevani të lëshonte një pjesë të territoreve që kishte kontrolluar për dekada.

Vazhdo të lexosh

Reklamë