Një turist slloven ka humbur jetën gjatë vizitës së tij në kalanë e Rozafës. Policia njofton se ai është rrëzuar aksidentalisht dhe goditjet e marra kanë rezultuar fatale për të.

 

65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *