E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rrëzohet dekreti i Metës për ligjin “Për shtetësinë”

Dekreti i presidentit Ilir Meta për ligjin “Për shtetësinë” është rrëzuar. Ky vendim është marrë nga Komisioni i Sigurisë me shumicë votash.

Kreu i shteti ktheu për rishqyrtim në Kuvend në mes të gushtit ligjin në fjalë, me argumentin se mbart dispozita problematike që cenojnë parimet kushtetuese, të drejtat e liritë themelore të shtetasve, si dhe kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës.

Sipas presidenti, ky ligj ngatërron konceptin e “fitimit” të shtetësisë shqiptare, si një e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme e çdo njeriu që lind brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, apo nga paraardhës shqiptarë, me “marrjen” e shtetësisë shqiptare nga çdo subjekt tjetër që nuk ka pasur më parë lidhje me Republikën e Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë