E enjte, 5 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Rrëzohet avioni rus

 

65 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit të avionit rus Antonov-148, i cili u zhduk nga radarët më pak se 10 minuta pas nisjes, janë deklaruar të vdekur nga autoritetet.

 

Avioni është rrëzuar pas largimit nga aeroporti i Domodedovos në Moskë.

Reklamë

 

Shkaku i rrëzimit është i paqartë. Hetuesit dhe ekipet e emergjencës po punojnë në vendin e mbuluar me bore: ata kanë arritur të gjejnë dy trupa të pajetë dhe njërën nga kutitë e zeza.

 

Antonov-148 ishte nisur për në qytetin Orsk në malet Urale.

 

Pjesë të avionit  dhe trupave u gjetën të përhapura në një zonë të madhe të mbuluar nga akulli dhe bora.

 

Presidenti Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe i ka bërë thirrje të menjëhershme qeverisë të ngrejë një komision të posaçëm për të hetuar shkaqet e rrëzimit të avionit.

 

Ministria ruse e Transportit po shqyrton disa pista që mund të kenë shkaktuar rrëzimin e avionit, si kushtet e këqija të motit apo gabimet e pilotit.

 

Modeli i avionëve Antonov An-148  është përfshirë në pesë aksidente në të kaluarën në pajisjet e uljes, sistemin elektrik dhe sistemin drejtues.

 

Më shumë video

Reklamë