E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohet avioni në Misisipi, 16 viktima

Së paku 16 vetë janë vrarë nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Misisipi.

 

Nuk janë paraqitur detaje zyrtare nga rrëzimi i djeshëm i aeroplanit.

 

Reklamë

Zëdhënësja ushtarake, Sarah Burns, tha vetëm se aeroplani transportues i Marinës së Shteteve të Bashkuara, i tipit KC-130 Hercules, kishte “përjetuar aksident”.

 

Guvernatori i Misisipit, Phil Bryant, në rrjetin Facebook ka shkruar se ky incident ishte “tragjedi”, – shkruan REL.

 

Nuk dihen shkaqet e përplasjes së këtij aeroplani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë