Një avion është rrezuar në Meksikë pak çaste pas ngritjes në fluturim. Nga aksidenti ajror fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë viktimë megjithëse në bordin e avionit ishin 103 persona. Nga aksidenti i ndodhur ndodhur në Durango ka pasur vetëm të lënduar dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

 

Avioni i kompanisë  “Aeromexico” ishte nisur nga Aeroporti i Guadalupes, me destinacion Mexico Cityn.

 

Sipas ekspertëve shkaku i rrëzimit ka qenë moti i keq. Avioni ishte ngritur në fluturim gjatë një stuhie të fuqishme, përpara se të detyrohej të bënte një ulje emergjente.

 

Pasagjerët thane se dëgjuan një zhurmë të forte si një shpërthim, të gjithë të lënduarit u dërguan menjëherë në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *