Një avion i vogël u rrëzua në Maltë pak pas ngritjes në ajër, duke shkaktuar vdekjen e te peste personave qe ndodheshin ne bordin e tij. Viktimat jane tre zyrtare te ministrisë franceze te Mbrojtjes dhe dy kontraktore, te nisur per nje operacion ne Mesdhe per gjurmimin e trafikanteve libiane te drogës dhe qenieve njerëzore.
Aksidenti ka ndodhur ne aeroportin ndërkombëtar te Maltes, duke sjelle per pasoje edhe mbylljen e përkohshme te tij. Fillimisht u raportua nga mediat se ne avionin e rrëzuar udhëtonin zyrtarë të agjencisë evropiane të kufijve, “Frontex”. Por organizata nxori një deklaratë, ku sqaronte se avioni në fjalë nuk ishte pjesë e mjeteve të përdorura prej tyre. Sipas dëshmitareve, nuk ka patur shpërthim përpara përplasjes se avionit. Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit te tij, por hetimet do te kryhen nga ministria franceze e Mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *