Bota
Rrëzohet avioni në Kongo, humbin jetën 27 persona

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël, mbi një lagje të populluar në qytetin Goma, në Republikën Demokratike të Kongos.
Sipas mediave ndërkombëtare avioni, që operohej nga kompania lokale Busy Bee, u përplas vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga qyteti Beni.
Reklamë
Nga ana tjetër kompania ka konfirmuar se avioni i tipit Dornier 228-200 kishte 16 pasagjerë në bord dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Në mesin e viktimave janë edhe personat që kanë qenë në tokë, në momentin e rrëzimit të avionit. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e internetit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë






