Një avion me një motor është rrëzuar këtë të mërkurë në kilometrin e 96-të mes Athinës dhe Lamias në lartësinë e liqenit Ylikis.

 

Në vendngjarje kanë shkuar tetë zjarrfikës me tre automjete. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësja është njoftuar në orën 14:45 për nxjerrjen e një personi.

 

Bëhet me dije se nga kjo ngjarje ka humbur jetën piloti i moshës rreth 70 vjeç. Policia dhe autoritetet greke kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa nuk dihet nëse ka të tjerë të plagosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *