E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 orë më parë
Bota

Rrëzohet avioni në Algjeri

Është rritur ndjeshëm numri i viktimave në Algjeri pas rrëzimit të një avioni ushtarak. Sipas një bilanci të përkohshëm të dhënë nga Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare, rezulton se 257 persona kanë humbur jetën,  10 prej tyre ishin anëtarë të ekuipazhit.

 

Shifrat zyrtare nuk janë bërë të ditura ende pasi vazhdojnë kërkimet nën gërmadha ndërkohë që është urdhëruar menjëherë ngritja e një komisioni hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit ajror.

 

Reklamë

Mjeti fluturues ishte duke transportuar pjesëtarë të Ushtrisë Popullore Kombëtare si dhe familjarë të tyre.

 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm  në aeroportin ushtarak të Boufarik, një bazë ajrore që ndodhet pranë kryeqytetit Algjer.

Vazhdo të lexosh

Reklamë