E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohet avioni në Alaska, asnjë i mbijetuar

Një tragjedi ajrore është regjistruar në perëndim të Alaskës.

Një avion i vogël, gjatë udhëtimit drejt qytetit Nome u rrëzua. Si pasojë humbën jetën 10 personat që ndodheshin në bord.

Sipas Rojes Bregdetare të SHBA, ekipet e shpëtimit lokalizuan mbetjet e avionit gjatë kërkimeve me helikopter. Avioni me 9 pasagjerë dhe një pilot, ishte nisur nga qyteti Unalakleet të enjten pasdite, por humbi kontaktin më pak se një orë më vonë.

Moti në zonë ishte i vështirë, me reshje të lehta dëbore, mjegull dhe temperatura deri në -8.3°C, sipas Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë. Autoritetet vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë