Një avion mallrash është rrezuar në juglindje të Siberisë, duke shkaktuar shtatë viktima.

 

Aeroplani në pronësi të një kompanie bjelloruse mori flakë, ndërsa të gjithë personat në bord humbën jetën menjëherë.

 

Autoritetet bënë të ditur se në bord ishin 3 persona nga Bjellorusia, dy nga Rusia edhe dy nga Ukraina.

 

Shkaku i incidentit është ende i paqartë, ndërkohe që zyrtarët rusë njoftuan se kanë nisur hetimet për shkelje të sigurisë së transportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *