Subscribe

Argumentet e opozitës se deputete qe plagosin apo vrasin njerëz, siç ishte rasti i Armando Prenges nuk mund te qëndrojnë ne Parlament, nuk i kane bindur përfaqësuesit e shumicës ne Komisionin e Ligjeve. Socialistet kane qene te qarte se nuk do te pranojnë amendamente për emra, dhe i vetmi ndryshim ne ligjin e dekriminalizimit qe mund te pranohet është per te ndaluar fenomenin. Projekti i propozuar nga demokratet përveç pezullimit per deputete qe kryejnë krime, kishte edhe disa nene qe synonin te rregullonin gabime teknike qe janë bere gjate miratimit te draftit dhe këtu ata gjeten mirëkuptimin e mazhorances, e cila gjithashtu kishte gjetur nje sere gabimesh qe e bënin ligjin te pazbatueshëm sipas saj. Por konsensusi për gabimet teknike nuk ishte i pranueshëm per demokratet, te cilët u larguan nga komisioni pas rrëzimit te amendamentit “Prenga”. Me herët, shumica ngriti problemin e reformës ne drejtësi, si te vetmen çështje urgjente, e cila i jep zgjidhje edhe nevojës për ndalimin e personave me rekorde kriminale te hyjnë ne parlament. Ligji per dekriminalizimin u miratua me konsensus dhjetorin e vitit te kaluar, por ne shkurt pasi deputeti Armando Prenga i akuzuar per armëmbajtje pa leje dhe plagosje me dashje u kthye ne parlament, demokratet propozuan nje ndryshim, i cili ne këto raste pezullon mandatin e deputetit deri ne vendimin përfundimtar te gjykatës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *