Brad Pitt nuk ka abuzuar dhe as ka keqtrajtuar nje nga fëmijët e tij, ashtu siç mendohej. Punonjësit sociale ne Los Anxhelos kane përfunduar hetimet per sjelljen e yllit te Hollywood-it, i cili u divorcua pak kohe me pare nga bashkëshortja e tij, Angelina Jolie. Aktorja pretendonte se ai kishte keqtrajtuar te birin 15 vjeçar, Maddox teksa udhëtonin me nje avion privat ne muajin shtator. Kjo ngjarje qe çoi edhe ne vendimin e saj per t’i dhene fund lidhjes, qe zgjaste prej me shume se 10 vitesh. Ky zhvillim i fundit është nje lajm i mire per 52 vjecarin Pitt, qe ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët me Jolie per 6 fëmijët e çiftit, tre prej te cilëve te birësuar. Çështja e kujdestarisë ka qene pika me e nxehte qe pas divorcit te tyre, pasi Angelina ka kërkuar qe te kujdeset e vetme per ta. Ligji ne Kaliforni favorizon kujdestarinë e përbashkët ne raste divorcesh, por detaje te marrëveshjeve per kete çështje bëhen shume rralle publike, kur flitet per emra te famshëm. Divorci i çiftit te njohur si Brangelina ishte nje nga lajmet me shokues per adhuruesit e dy yjeve te kinemasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *