Gjykata Kushtetuese ka rrezuar pjesërisht ligjin shume te kundërshtuar nga grupet e interesit, atë te pronave. Konkretisht, Gjykata ka vlerësuar si antikushtetues konceptin e qeverise, sipas te cilit, pronari do te kompensohet me vlerën e tokës, te regjistruar qe ne kohen e komunizmit dhe jo me vlerën reale qe ajo ka sot. Nga ky përkufizim do te prekeshin 26 mije vendime te komisioneve te pronave ne te gjithë vendin. Sipas qeverise, kjo forme e ligjit do te ulte ndjeshëm koston financiare te buxhetit ndaj ish-pronareve. Por tashme me këtë rrëzim, qeveria duhet te riformuloje serish këtë nen te ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *