Subscribe

Këshilli i Europes ka vendosur te rrezoje ne bllok listën e kandidaturave te qeverise shqiptare per Gjykatën Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. 3 kandidatet e përzgjedhur nga qeveria shqiptare; anëtari i Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi, ish-kryeprokurorja Ina Rama dhe konstitucionalisti Gent Ibrahimi jane refuzuar nga Këshilli i Europes. Mësohet se 3 kandidatet shqiptare as nuk jane marre ne interviste nga Komiteti i Keshillit te Europes i ngarkuar per kete çështje. Dhe arsyeja e refuzimit te listës ne bllok ka te beje jo me aftësitë e 3 juristeve shqiptare por me procedurat e ndjekura nga qeveria shqiptare ne përzgjedhjen e tyre. Duket se ne vendimin e komitetit përbërja e te cilit është politike; kane ndikuar edhe lidhjet e kandidateve me politikane te Tiranës zyrtare. Qeveria shqiptare deri ne 26 gusht duhej te paraqiste pranë Keshillit te Europes nje liste me 3 kandidatura per gjyqtarin e Shqipërisë ne Strasburg i cili do te zëvendësonte ne kete detyre Ledio Biankun, te cilit i përfundon mandati ne 1 janarin e vitit 2017. Por procesi i përzgjedhjes se kandidaturave u shoqërua me nje debat te forte politik; pasi PD akuzoi kryeministrin Edi Rama per mungese transparence duke theksuar se kryeministri kërkon të çojë në Strasburg avokatin e interesave të tij. Ne nje reagim qeveria shqiptare ne faqen transparenca.al sqaroi se per përzgjedhjen e kandidaturave u ngrit nje komision konsultativ ne përbërje te te cilit ishin emra te njohur si Luan Omari, Kristaq Traja, Bashkim Dedja etj; te cilët nga 11 kandidate përzgjodhën Ina Ramen, Gent Ibrahimin dhe Sokol Berberin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *