E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohen dy avionë në Australi, tre viktima

Dy avionë u rrëzuan të shtunën në Australi, pas një përplasjeje me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.

Avioni u rrëzua në një zonë pyjore 55 milje në jugperëndim të Sidneit.

Policia, zjarrfikësja dhe shërbimet mjekësore u thirrën në vendngjarje.

Zëvendës mbikëqyrësi i policisë së NSW Timothy Kalman konfirmoi se një “Cessna 182” me dy persona në bord u përplas me një avion që ishte nisur nga një aeroport aty pranë, me një person.

Reklamë

Dëshmitarët okularë panë “mbetjet që binin nga qielli “, i tha Kalman Korporatës Australiane të Transmetimeve.

Shkaku i aksidentit do të hetohet nga Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë