Subscribe

Kuvendi rrëzoi amendamentet e LSI për ndryshimet në ligjin e Arsimit të Lartë.

 

Deputetët e mazhorancës votuan kundër futjes në rendin e ditës të propozimeve të LSI.

 

Kreu I Kuvendit më herët duke u ndalur tek amendimi I LSI për buxhetin deklaroi se një propozim i tillë nuk qëndon pasi ligji I buxhetit ndodhet në Presidencë për dekretim.

 

 

Përfaqësuesit e opozitës që morën pjesë në seancë, pas votimit, u larguan nga salla duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë.

 

Ndërkohë më herët, dy përfaqësuesit nga radhët e PD, deputeti Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji u përplasën me Ramën.

 

Boçi nga foltorja e Kuvendit hodhi në drejtim të kreut të qeverisë dokumentat e Ligjit për Arsimit të Lartë, ndërsa Salianji u afrua drejt foltores ku po bëhej gati të fliste Rama. Deputeti i PD e akuzoi në distancë kryeministrin si dështak ndërsa punonjësit e Gardës shmangën përplasjen me Ramën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *