E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rrëzimi i kërkesës së PD për “Becchettin”/ Bardhi: “Kushtetuesja” po bëhet mburojë e korrupsionit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas rrëzimi të kërkesës së PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen “Becchetti” nga Gjykata Kushtetuese.

 

Reklamë

Përmes një postimi në “Twitter”, ai shkruan se banaliteti me të cilin “Kushtetuesja” ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milionë euro ndaj shtetit shqiptar, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet!

 

“Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet! Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë