Në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje të pjesëshme në 9 nëntor, tashmë ky është fakt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për kryeqytetin.
Gazetari Armir Shkurti i ftuar në Vizion Plus në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, tha se ky ndryshim kursi ditën e sotme erdhi pas vizitës “surprizë” të përfaqësuesve të ambasadës së SHBA në institucionet shqiptare mëngjesin e sotëm.
Pjesë nga biseda
Borakaj: I pritshëm?
Shkurti: Edhe i pritshëm dhe i papritshëm. Pjesa e pritshëm ishte se atë ditë që u mor ky vendim jashtë standardeve, në orën 09:00 të mëngjesit përfaqësuesit e ambasadës amerikane kaën qenë në institucionet shqiptare, unë besoj se ata kanë kërkuar mos shkelet Kushtetuta.
Borakaj: Burime nga ambasada thonë që nuk ka patur lidhje me vendimarrjen e presidentit?
Shkurti: Mund t’i jetë tekur amabsadës që të shkojë për kafe. Unë nuk di asnjë rast përveç Yuri Kim që të thotë se i kërkuam shtetit të bëjë këtë. Mua më la shijen që do të ketë një hap tjetër. Unë vendimin e Gjykatës e lidh vetëm me këtë gjë. Në raste të tjera ambasada ka kërkuar mendimin e Venecias. Një vendim që ruan një çikë cipën e këtij shteti.
Borakaj: Mund të ketë patur një takim nga ambasada në Presidencë të planifikuar?
Shkurti: Për kaq konspiracion ka kolegë që bëjnë emisione të dielën. Për mua një vendim arbitrar i kryeministrit dhe konfirmim nga presidenti, dhe pastaj kthim nga drejtësia, unë mendoj se në politikë nuk ka vend për rastësi.





