Hetuesit indonezianë kanë dalë në përfundimin se kompania Boeing, duke vepruar pa mbikëqyrjen e duhur të enteve rregullatore amerikane, nuk arriti të kuptojë rreziqet në prodhimin e programit kompjuterik të kabinës në aeroplanëve të tij 737 MAX, çka i hapi rrugën një përplasje të avionit të linjës “Lion Air”. Sipas raportit në aksident kontribuan gjithashtu edhe gabimet e punonjëve e ekuipazhit të linjës ajrore.

 

Rrëzimi fatal, pasuar pas më pak se pesë muajsh nga një tjetër aksident i një avioni të linjës Etiopian Airlines, çoi në heqjen nga qarkullimi të avionëve Boeing 737 MAX në të gjithë botën si dhe në një krizë të prodhuesit më të madh në botë të avionëve.

 

Në raportin përfundimtar lidhur me rrëzimin e 29 tetorit 2018 të avionit të linjës “Lion Air”, ku si pasojë u vranë të 189 personat në bord, autoritetet indoneziane bëjnë rekomandime për kompaninë Boeing, linjat ajrore, Administratën Federale Amerikane të Aviacionit (FAA) si dhe agjenci të tjera. Agjencia e lajmeve “Reuters” ka pare një kompje të raportit i cili do të publikohet më vonë gjatë ditës së premte ose të shtunën sipas një zyrtari indonezian.

 

Rregullatorët indonezianë kritikuan mënyrën se si është konceptuar dhe ndërtuar sistemi që pengon avionit që të humbasin lartësi i njohur si MCAS.

 

Ky sistem e shtyu automatikisht poshtë pjesën e përparme të avionit duke bërë që pilotët të përpiqeshin të merrnin avionin nën kontroll. “Mënyra se si është ndërtuar MCAS-a dhe çertifikimi i tij nuk konsideronin siç duhej mundësinë e humbjes së kontrollit të avionit”, thuhej në raport.

 

Kompania Boeing po punon për rikonceptimin e MCAS-së edhe pse nuk është çertifikuar ende nga Administrata Federale Amerikane e Aviacionit.

 

Kjo e fundit tha se i mirëprit rekomandimet e raportit dhe se do t’i vlerësojë ato me kujdes ndërsa po vëzhgon me kujdes ndryshimet e propozuara nga kompania Boeing për avionët MAX 737./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *